10.8 C
Prizren
E hënë, 14 Tetor, 2024

Po vazhdon repelimi i kafshëve në Malishevë

Në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), në Komunën e Malishevës ka nisur dhe po vazhdon me sukses procesi i repelimit të kafshëve.

Ky proces ka filluar javën e kaluar dhe po zhvillohet sipas planit të parashikuar.

Drejtori i Shëndetësisë në Malishevë, Hajdin Berisha, së bashku me drejtorin e Inspektoratit, Hafir Rexha, kanë parë nga afër fushatën e repelimit, sot në fshatin Rud. Gjatë vizitës së tyre, ata janë informuar se ky proces po shkon sipas planifikimit dhe nuk është hasur në ndonjë problem në terren.

Sipas drejtorit Berisha, pronarët e kafshëve e kanë mirëpritur këtë masë. “Ky proces i repelimit të kafshëve po vazhdon në territorin e komunës sonë dhe, sipas operatorit, po realizohet pa probleme. Edhe pse repelimi ka filluar me vonesë, pritet që efekti i tij të jetë i dukshëm,” deklaroi drejtori Berisha.

Ai theksoi se repelimi është masa më e efektshme në luftimin e EHKK, duke pasur parasysh rëndësinë e saj në parandalimin e transmetimit (bartjes) të rriqrave nga fusha në oborre apo shtalla.

Repelimi i kafshëve është një masë mbrojtëse kritike që ndihmon në parandalimin e përhapjes së Etheve Hemorragjike Krime Kongo. Kjo është përgjegjësi e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV) të Kosovës dhe ka rifilluar pas disa vitesh dhe ka treguar efektivitet në mbrojtjen e shëndetit të njerëzve.

Ky proces, i cili është pjesë e një përpjekjeve më të gjera kombëtare për luftimin e sëmundjeve infektive, është i rëndësishëm për sigurinë shëndetësore të qytetarëve dhe mbetet një prioritet në fushatën e luftimit dhe parandalimit të EHKK.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Zhduket një grua në Prizren

Një grua është raportuar e zhdukur në Prizren. Lidhur me rastin, policia ka nisur hetimet. “Është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk...

Policia dhe nxënësit e një shkolle në Malishevë me aktivitet sensibilizues për sigurinë në trafik

Sot në Malishevë është mbajtur një aktivitet sensibilizues nga policia dhe nxënësit e një shkolle për qytetarët në lidhje me sigurinë në trafik. Komuna e...

Lajmet e Fundit