19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Dënimi i Pjetër Shalës nga Gjykata Speciale: Shkelje e Drejtësisë Ndërkombëtare

Av. Gent Gjini

Që nga fillimi i themelimit të saj, ka qenë e qartë se kjo Gjykatë Speciale do të sillte padrejtësi për faktorin shqiptar. Gjykimi për krimet e luftës në Kosovë po bëhet ndaj palës shqiptare, të cilët mbrojtën atdheun e tyre, dhe jo ndaj kriminelëve serbë ushtarakë dhe policë, që kryen krime makabre ndaj popullatës civile shqiptare.

Këta kriminelë vepruan si aparat shtetëror i organizuar dhe strukturuar mirë për spastrimin etnik të popullatës shumicë shqiptare.

Gjykata Speciale, ndaj faktorit shqiptar, po vepron në mënyrë subjektive, duke e ndëshkuar atë pa bazuar në prova dhe fakte të qarta. Ajo i dënon shqiptarët me dënime kapitale, duke i burgosur për detyrën e tyre fisnike të mbrojtjes së atdheut nga regjimi serb, dhe paraqet padrejtësisht si palë kriminale para vëmendjes ndërkombëtare.

Në cilësinë e avokatit, dënimin me burg prej 18 viteve për Pjetër Shalën, për krimet e pretenduara të luftës ndaj popullatës civile, e vlerësoj si skandaloz dhe jashtëzakonisht të ashpër. Ky është një dënim që shkel praktikat gjyqësore ndërkombëtare të Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.

Gjykata Speciale duket se ka karakter politik në dënimet e saj dhe jo bazuar mbi provat faktike. Themelimi dhe funksionimi i saj bazohet vetëm në një raport të paverifikuar juridikisht, raporti i Dick Martyt. Ky raport, i bazuar në prova të paqarta dhe të mbledhura në mënyra të dyshimta, ka prodhuar prova të fabrikuara, selektive dhe juridikisht të paqëndrueshme.

Ndaj faktorit shqiptar, kjo gjykatë sjell drejtësi selektive. Ndërsa Tribunali i Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi ka gjykuar të gjitha palët, përfshirë serbët, shqiptarët dhe kroatët, krimi i pretenduar i Pjetër Shalës nuk u trajtua asokohe.

Kjo lë shumë dyshime mbi mandatit e Gjykatës Speciale, duke sugjeruar se ajo tejkalon mandatin e saj dhe sjell drejtësi jo të drejtë, me dënime politike pa prova të mjaftueshme ndaj faktorit shqiptar që mbrojtën atdheun e tyre në formacionin ushtarak të UÇK-së, të njohur ndërkombëtarisht edhe nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

“Avonet” shpreh dyshimin se Komuna e Prizrenit ka shkelur ligjin në aktivitetin e prokurimit për ndriçimin publik

Rrjeti i OJQ-ve “Avonet” ka shprehur dyshimin se Komuna e Prizrenit ka shkelur dispozitat e Ligjit për prokurimin publik në tenderin për instalimin dhe...

Një ditë me rrymë, një pa rrymë, ankohen banorët e fshatrave të Malishevës

Tash e një kohë mijëra banorë të fshatrave të komunës së Malishevës po ballafaqohen me probleme të energjisë elektrike. Sipas tyre, ndërprerjet e rrymës...

Lajmet e Fundit