14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Kurti pritet të takohet me presidentin turk, Rexhep Erdogan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditëve në vijim pritet të ketë një takim me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Kjo u bë e ditur dje, teksa Kurti ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se ditëve në vijim mund të ketë një takim midis Kurtit dhe presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.

“Ky takim u zhvillua në prag dhe të vizitës zyrtare të kryeministrit Kurti në Ankara dhe Stamboll ditët e ardhshme, ku në mesin e agjendës do të ketë mundësi të zhvillojë dhe një takim bilateral me Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdo?an si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan”, tha Zyra e Kryeministrit.

“Në Stamboll do të mbahet edhe Forumi i parë Ekonomik mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë ku do të marrin pjesë biznese të shumta nga Kosova dhe Turqia si një mundësi unike për të zgjeruar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga ZKM-ja.

Tutje thuhet se gjatë bashkëbisedimit është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe rëndësia e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta edhe në fushat e kulturës, mbrojtjes dhe investimeve.

“Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë e popullit të saj ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës, veçanërisht për rolin e saj në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare e përkrahjen e palëkundur së fundmi për aderim në Këshillin e Evropës”, thuhet më tej në njoftim.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Furnizimi me tekste shkollore, flet ministrja Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka folur lidhur me procesin e furnizimit të shkollave me tekste shkollore dhe mjete mësimore. Nagavci në një konferencë për...

Kleofina Pnishi – kush është bukuroshja nga Kosova që ia rrëmbeu zemrën dhe u fejua me yllin e Interit?

Mbrojtësi i kombëtares franceze, Benjamin Pavard, thuhet se i ka dhënë fund beqarisë. Ylli i futbollit ka njoftuar së fundmi se është fejuar me bukuroshen...

Lajmet e Fundit