17.8 C
Prizren
E enjte, 25 Korrik, 2024

Aksion i policisë në pikën kufitare Morinë, arrestohen 1 doganier dhe 3 qytetarë të tjerë për kontrabandim

Policia e Shtetit shqiptar ka njoftuar se ka arrestuar 1 doganier në pikën kufitare në Morinë dhe tre qytetarë të tjerë, të dyshuar për kontrabandë me pjesë të automjeteve në vlerë 8 mijë euro.

Sipas njoftimit, është hapur hetim edhe ndaj tre zyrtarëve policorë, nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në rast.

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

Të dyshuarit janë kapur në flagrancë teksa transportonin me autobus pjesë automjetesh nga Kosova për në Shqipëri.

 

 

Të arrestuarit janë Sh. H., 53 vjeç; G. B., 37 vjeç dhe I. H., 36 vjeç për veprën penale “Kontrabandë me mallra të tjera” të kryer në bashkëpunim.

Ndërsa Xh. Sh., 46 vjeç është doganieri i arrestuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike për në Ulqin

Kurse ndaj policëve E. D., 28 vjeç, H. K., 54 vjeç dhe B. Gj., 50 vjeç është hapur hetim për veprën “Shpërdorim i detyrës”.

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Në vijim, nga hetimet dyshohet se shtetasi Xh. Sh. ka bashkëpunuar me 3 të arrestuarit, për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale, si dhe se 3 të proceduarit duke shpërdoruar detyrat, kanë lejuar kryerjen e kësaj veprimtarie” – thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

ZKA: Komuna e Rahovecit nuk përfundoi punët sipas afateve kohore në nëntë kontrata

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se Komuna e Rahovecit nuk i ka përfunduar sipas afateve kohore punët në nëntë kontrata publike. Në projektin “Trajtimi...

Dënohet me burgim me kusht drejtori i shkollës në Suharekë që përjashtoi arsimtaren me shami

Liman Bytyçi, ish-drejtor i shkollës fillore të mesme të ulët “Flamuri i Arbërit” në Reshtan të Suharekës, është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren...

Lajmet e Fundit