Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka përfunduar ndërtimi i fushës së futbollit në Shkollën e Mesme të Lartë të Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren.
Poa ashtu, ka bërë me dije se po planifikohet edhe ndërtimi i fushave të volejbollit dhe basketbollit, të cilat do të furnizohen me pajisjet e nevojshme sportive, investime këto që krijojnë mundësi të reja për të rinjtë që angazhohen në aktivitete të shëndetshme, përcjell PrizrenPress.
“Ka përfunduar ndërtimi i fushës së futbollit në SHMLM “Luciano Motroni” në Prizren, derisa planifikohet edhe ndërtimi i fushave të volejbollit dhe basketbollit, të cilat do të furnizohen me pajisjet e nevojshme sportive, investime këto që krijojnë mundësi të reja për të rinjtë që angazhohen në aktivitete të shëndetshme”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.
Në njoftim të komunës thuhet se Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po vazhdon me sukses realizimin e projekteve për rregullimin e infrastrukturës sportive në gjithë Komunën e Prizrenit./PrizrenPress.com
Marketing
Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit