Stacioni Policor Prizren Veri ka pranuar një informatë se në lagjen Arbana në Prizren ka ndodhur një rast kanosjeje me armë.
Sipas informacioneve të policisë, vëllezërit ankues, pas një mosmarrëveshjeje me fqinjën e tyre A.H., fillimisht janë fjalosur dhe më pas i dyshuari ka hyrë në shtëpinë e tij, ku ka nxjerrë një armë dhe ka shtënë dy herë. Pasi janë dëgjuar të shtënat e armës, ankuesit janë larguar dhe kanë njoftuar policinë.
“Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit, duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin D.H. (viti i lindjes 1955), i cili dyshohet se ka kanosur me armë zjarri ankuesit D.Q. (viti i lindjes 1989) dhe D.Q. (viti i lindjes 1987)”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell PrizrenPress.
“Gjatë hetimit të rastit, njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: një pistoletë VZOR 50 cal. 7.65 mm, një karikator të zbrazur dhe 26 fishekë”.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren.
“Pas intervistimit, Prokurori i Shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Kanosje,” “Armë mbajtjeje pa leje” dhe “Përdorimi i armës”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com
Marketing
Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit