13.2 C
Prizren
E martë, 21 Tetor, 2025

Një francez vendos drejtësinë në Shqipëri-Kroaci

Shqipëria do të luajë ndeshjen e radhës në Euro 2024 kundër Kroacisë, kur në orën 15:00 të 19 qershorit, do të zbresë në fushë në Hamburg.

UEFA ka vendosur tashmë edhe arbitrin e ndeshjes, i cili do të jetë francezi François Letexier, një emër i njohur i arbitrimit evropian.

Letexier, 35-vjeçar, ka qenë arbitri kryesor në pesë takime të UEFA Champions League, në katër ndeshje të UEFA Europa League dhe në 15 sfida të kampionatit francez Ligue 1.

Një vit më parë, ai është caktuar nga UEFA për të gjykuar Super Kupën e Evropës mes Manchester City dhe Sevilla, e luajtur në Pire të Greqisë. Ndërsa, në Francë, ka arbitruar edhe finalen e Kupës në vitin 2021.

Është një ndër arbitrat më premtues në Evropë dhe i cili ka fituar në rang gjatë viteve të fundit mes arbitrave të UEFA-s. Albanian Post

 

Marketing

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike për në Ulqin

 

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Më Shumë

Sulmi me thikë ndaj gruas dhe të miturës/ Ja çfarë thotë raporti i policisë për rastin e rëndë të dhunës në familje në Prizren

Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë është cilësuar rasti i djeshëm në Prizren ku një burrë ka therur me thikë gruan dhe vajzën...

Aksidenti i rëndë në autostradën Prishtinë-Prizren

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në autostradën Prishtinë-Prizren. Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident...

Lajmet e Fundit