25.8 C
Prizren
E shtunë, 28 Shtator, 2024

‘Isha në kohën e gabuar me shokë të gabuar’ – Çka tha në gjykatë i akuzuari për rrahjen në Prizren?

I akuzuari K.R. ka dalë para gjykatës për rrahjen që kishte ndodhur në dhjetor të 2019 në Prizren. Gati 5 vite më vonë, i akuzuarit deklaroi në gjykatë se ai kishte qenë “në kohën e gabuar me shokë të gabuar”.

K.R. po akuzohet nga Prokuroria Themelore e Prizrenit për veprën lëndim i rëndë trupor.

Ai para gjykatës tha se nuk e sheh vetën përgjegjës lidhur me veprën penale që akuzohet.

 

 

I akuzuari K.R. u pyet nga prokurori se “Përse keni ikur duke e ditur se ju keni ndërhy për t’i ndarë e jo për t’i sulmuar?”.

“Unë jam larguar, kam ikur ngase e kam parë personin e shtrirë, jam frikësuar ngase nuk jam njeri i problemeve.” –  ishte përgjigje e të akuzuarit K.R..

Prokurori pyeti të akuzuarin nëse pas rrahjes, ishte takuar me ata shokët.

“Pas incidentit të ditës kritike a jeni takuar me ata shokë dhe a jeni interesuar për çfarë arsye kanë sulmuar të dëmtuarin”

 

 

“Unë kam qenë në atë kohë, në moment të gabuar, me shokë të gabuar dhe nga ajo ditë e deri më sot unë nuk shoqërohem me ata shokë” –  tha i akuzuari K.R..

Në aktakuzën e Prokurorisë pretendohet se i pandehuri K.R. me datë 09.12.2019 rreth orës 23:45 në Prizren, në bashkëveprim me të pandehurin Gj.P. , i shkakton lëndime trupore të dëmtuarit M.S., për shkak të një mosmarrëveshje që kishte ndodhur para një viti mes të dëmtuarit dhe të pandehurit Gj.P..

Tutje, në akuzë thuhet se “të njëjtit me ta takuar ditën kritike të dëmtuarin në rrugë i cili kishte qenë duke ecur, për një moment i pandehuri Gj.P. e kap për kapuçi e më pas e sulmojnë duke e goditur disa herë me grushte mbrapa në kokë dhe fytyrë.

“Si pasojë e veprimeve të marra i dëmtuari rrëzohet përtokë ku edhe pas kësaj i pandehuri Gj.P. vazhdon ta godas me grushte derisa i dëmtuari mbetet pa vetëdije”. –  thuhet në dosjen e Prokurorisë.

 

 

Sipas prokurorisë, me këto veprime i akuzuari i lartpërmendur pretendohet ta ketë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Gjyqtari i këtij rasti është Fatmir Krasniqi nga Gjykata Themelore e Prizrenit./Kallxo.com

Marketing

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike për në Ulqin

 

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Specialja refuzon kërkesën e mbrojtjes që Isni Kilajt t’i lejohet udhëtimi në Shqipëri

Gjykata Speciale e Kosovës ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Isni Kilajt për të ndryshuar kushtet e lirimit të tij, të cilat janë vendosur...

“Kultura” e fyerjes dhe shpifjes si narracion i “së vërtetës” dhe krijimi i ambientit të helmët social

Enver Sulaj 1. Në kohën kur rrjetet sociale ia hapën rrugën secilit që ta shfytëzojë lirinë e shprehjes dhe paraqitjes publike, edhe mënyra e komunikimit ka...

Lajmet e Fundit