23.8 C
Prizren
E martë, 2 Korrik, 2024

Italia rikthehet pas 6565 ditësh në Berlin, aty ku u kurorëzua si kampion bote

Italia ka nisur përgatitjet për sfidën ndaj Zvicrës e vlefshme për 1/16 në EURO 2024, një rival që italianët e njohin mirë. 

Ka qenë pikërisht Zvicra që e kishte lënë Italinë në vendin e dytë në eliminatore për Katar 2022, ku pastaj italianët humbën nga Maqedonia e Veriut në play-off.

Por tani përballje e cila do të luhet më 29 qershor në “Olympiastadion” në Berlin, sjell kujtimet edhe pse të largëta, të bukura për kampionët në fuqi të Evropës.

Italia do të rikthehet në Berlin pas 6565 ditësh, pas triumfit në finalen e Kupës së Botës vitin 2006, në finalen e madhe të luajtur më 9 korrik ndaj Francës.

Kombëtarja e drejtuar në atë kohë nga Marcello Lippi fitoi Kupën e Botës të katërtën në historinë, teksa tani, me Luciano Spalletin në krye, “blutë” kërkojnë biletën për në çerekfinalet e EURO 2024.

Në fazën e grupeve, Italia fillimisht luajti në Dortmund ndaj Shqipërisë, ndërsa ndaj Spanjës u vendosën në Gelsenkirchen dhe në fund ndaj Kroacisë, italianët luajtën në Leipzig.

Në vitin 2006 stacioni i Berlinit ishte i fundit, por këtë herë Italia do të zbarkojë në raundin e parë të eliminimit direkt./Telegrafi/  

Marketing

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

“Kosova ju pret me krahë t’hapur” – Kurti njofton mërgimtarët se nga e hëna mund ta marrin falas policën e sigurimit

Kryeministri Albin Kurti, u është drejtuar mërgimtarëve me një postim në Facebook, ku i ka njoftuar se nga e hëna, ata që vijnë me...

Metush Kryeziu rizgjedhet kryetar i OVL të UÇK-së dega në Malishevë

Sot, është mbajtur Kuvendi zgjedhor i OVL të UÇK-së dega në Malishevë. Nga ky kuvend është zgjedhë kryetari, anëtarët e këshillit drejtues dhe delegatët...

Lajmet e Fundit