Gjykata Themelore në Prizren ka marrë vendim për dënim me tetë vjet burgim, ndaj 20 vjeçarit E.H nga Prizreni, i cili kishte dhunuar seksualisht një të mitur, në fshatin Malësi e Re në Prizren.
Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj.
Shpallja e aktgjykimit është bërë dje.
“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur – Gjyqtarja e procedurës, Arjeta Gashi, me datë 17.07.2024, ka shpallur Aktgjykim DËNUES, ndaj të pandehurit E.H., (20 vjeçar) për shkak të veprës penale sulmi seksual nga neni 229 paragraf 6 (nëse vepra penale kryhet ndaj personit nën moshën 14 vjet) lidhur me paragraf 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
Të akuzuarit E.H., i është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 8 vitesh”, ka thënë Lekaj.
Ai tutje ka shtuar se pas shpalljes së Aktgjykimit, Gjyqtarja ka marrë Aktvendim, dhe ndaj të akuzuarit E.H., është vazhduar masa e paraburgimit, deri në plotfuqishmërinë e Aktgjykimit (i njëjti gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 18.08.2023).
“Trupi gjykues duke pasur parasysh dënimin e shqiptuar ndaj të akuzuarit të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, ngase po të lihet në liri i akuzuari për shkak të dënimit që i është shqiptuar në lartësi prej 8 viteve, i njëjti për t’iu shmangur përgjegjësisë penale mund të arratiset, andaj duke u nisur nga kjo bazë ligjore vazhdimi i masës së paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit është i arsyeshme dhe i domosdoshme për sigurimin e pranisë së të akuzuarit dhe mbarëvajtjen e procedurës penale”, ka thënë Lekaj. /Telegrafi/
“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit