28.8 C
Prizren
E martë, 18 Qershor, 2024

Walker: Kosova është një tregim i jashtëzakonshëm suksesi

Ambasadori William Walker është takuar me kryeministrin Albin Kurti. Këtë takim Walker e ka vlerësuar produktiv dhe shumë trë mirë.

“Më lejoni të them se zakonisht nuk shkoj askund i veshur kështu kur takoj një kryeministër. Pra duhet të jem i veshur me kostum dhe kravatë, por gjatë dy ditëve të fundit, këtu kishte shumë njerëz të veshur me kostume, kështu që unë po vijë i veshur me veshje të rëndomta “kaliforniane”, sepse unë po vijë këtu si mik i Kosovës, si mik i kryeministrit Kurti, si mik i gazetarëve, kështu që ju falënderoj”, ka thënë ai pas takimit.

William Walker ka thënë se Kosova është një tregim i jashtëzakonshëm suksesi.

“Për 25 vjet, ju shqiptarët e Kosovës, kosovarët, keni punuar shumë që ky të jetë një tregim i madh suksesi dhe unë dua që bota ta kuptojë se sa e suksesshme është Kosova. Dje ju patët shumë vizitorë që erdhën nga shtete të ndryshme dhe e panë këtë sukses të Kosovës. Shpresoj që jeni shumë krenarë që jeni gazetarë, por edhe krenarë që keni shqiptarë, kosovarë, dhe keni merita në atë se çfarë është ky vend sot:, ka theksuar Walker.

Kurse, kryeministri Albin Kurti në fillim të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka njoftuar se është takuar me ambasadorin William Walker.

Kurti e ka quajtur Walker njëri të jashtëzakonshëm, që ngriti zërin për padrejtësisë dhe mizoritë që po ndodhnin në Kosovë.

“Në mbledhje po vij nga takimi me mikun e madh të Kosovës e të vërtetës, diplomatin amerikan Willaim Walker. Ky njeri i jashtëzakonshëm ishte ai që ngriti zërin për padrejtësitë dhe mizoritë që po ndodhnin në vendin tonë. Me guxim dhe integritet, ambasadori Walker dhe Misioni Verifikues i OSBE’së dokumentuan dhe dëshmuan krimet e rënda që po kryheshin nga Serbia ndaj populit tonë. Raportet nga terreni shërbyen si një thirrje për ndërgjegjen ndërkombëtare dhe nxitën reagimin e komunitetin ndërkombëtar. Ai angazhim dhe ato dëshmi ishin katalizatorët që çuan në ndërhyrjen e NATO’s”, ka theksuar ai.

Walker, i cili atëherë ishte shef i OSBE-së luajti rol kyç në dokumentimin e masakrës në Reçak të Shtimes, ku forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë më 15 janar të vitit 1999./RTK

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Më Shumë

Policia shqipton 1.371 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1 mijë e 371 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe...

BIK-u njofton se kur falet Kurban Bajrami

Dita e parë e festës së Kurban Bajramit, është të dielën, më 16 qershor. Bashkësia Islame e Kosovës njofton se manifestimi qendror për territorin...

Lajmet e Fundit