Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrullah Çeku premtimin për ndërtimin e stadiumit me standarde evropiane në Suharekë, para deputetëve e kishte dhënë në shtator të vitit të kaluar.
Por, dhjetë muaj pas ende nuk është përzgjedhur projekti final stadiumit, ani pse konkursi për zhvillimin e projektit ideor ishte hapur në prill të këtij viti.
MKRS-ja nuk dha detaje, por, tha se aktualisht është duke u zhvilluar faza e përzgjedhjes së projektit, përçka kanë aplikuar katër operatorë ekonomikë.
Sidoqoftë, kurdo që përzgjidhet projekti, Komuna e Suharekës është gati.
“Kohëve të fundit me keni parë se kam qenë i zëshëm dhe kam kërkuar stadium me standarde evropiane sepse ne e kemi ndarë një lokacion 15 hektar për fusha sportive që është i paraparë me harta zonale, pra me letra jemi në rregull.”, tha kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.
Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë
Kryetari Bali Muharremaj, pret që puna në ndërtimin e stadiumit që e konsideroi shumë të nevojshëm, të fillojë sa më parë.
“Ka qenë një komision qeveritar këtu në zyre para dy muajve kemi biseduar dhe nga ajo që di është duke u bërë projekti dhe me ndërtimin e tij ne do të kemi lehtësira. Momentalisht ai që e fiton projektin besoj që ministri do te marrë masa dhe te fillojë sepse me të vërtetë kemi nevojë.”, shtoi Muharremaj.
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë 100 mijë euro për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit të Suharekës. Sipas projektbuxhetit për vitin 2024, këto mjete, janë dedikuar për hartimin e projektit. Ndërkohë, sa do të kushtojë ndërtimi i stadiumit nuk dihet akoma.
Ditë më parë, ATV-ja raportoi se Komuna e Suharekës përballet edhe me një problematikë, meqë tashmë Klubi i Suharekës që garon për herë të parë në Superligë ka bërë kërkesë për qasje të plotë në stadiumin e qytetit të cilin komuna i kishte dhënë në shfrytëzim Ballkanit për 10 vjet.
Në mungesë të një stadiumi të përmasave evropiane, Klubi i Futbollit, “Ballkani” ndeshjet ndërkombëtare nuk mundi t’i zhvilloi në shtëpi./atvlive.tv/
“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit