9.8 C
Prizren
E enjte, 24 Tetor, 2024

Temperatura përvëluese do ta mbizotërojnë Kosovën edhe javës që vjen

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për javën e ardhshme. Në njoftim bëhet e ditur se temperaturat përvëluese do të mbizotërojnë Kosovën edhe javën që vjen.

Të enjten pritet të shënohet temperatura më e lartë për këtë vit. Po ashtu, edhe ditëve të tjera pritet të jetë nxehtë.

E hënë – Mot kryesisht me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmje 34-38 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1- 4m/s.

E martë – Moti me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-3m/s.

E mërkurë – Mot me diell dhe vranesira të shpërndara.Vranësirat parashihen kryesisht gjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35- 38gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s.

E enjte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-39gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.

E premte – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen , duke krijuar mundesi për ndonje rigë afatshkurte të përcjellur me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-35gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1-4m/s.

IHMK thotë se këto temperatura të parashikuara në vende urbane do të jenë për 2-3 gradë më të larta, varësisht nga ekspozimi i materjeve të metalta, asfaltit, materjeve inerte dhe pozitës së objekteve ndaj kupës së qiellit.

Parashihen edhe netë tropike në këto vende urbane , ku merkuri në termometër edhe gjatë natës dhe oreve të hershme nuk do të bie nën 20 gradë Celsius.

IHMK bën apel tek qyetarët për kujdes të shtuar pasi që indeksi UV do të jetë shum i lartë, parashihen rreth 64 orë me diell, prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit.

Personat me sëmundje kronike të ju shmangen këtyre rrezeve, ose të bartin masa mbrojtëse, syze kapelë, rroba me ngjyrë të lehta.

“Një kujdes i veçantë edhe pjesëmarrësve në komunikacion, sepse ky mot me vapë shkakton shqetesime, dobëson reflekset e ngasjes, gjithashtu në raste të veçanta mund të humbin edhe kontrollin”, thotë IHMK.

Konsumimi i shpeshtë i ujit të freskët është i këshillueshëm.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

PDK: Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” pjesë e institucioneve të nënshtruara ndaj pushtetit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Prizren ka reaguar ndaj situatës në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, duke theksuar se ky institucion është i...

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot në Prizren

  Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik. Si i...

Lajmet e Fundit