Prizreni nuk e ka të funksionalizuar zonën ekonomike. Kryetari Shaqir Totaj thotë se procesi do të duhej të kishte përfunduar shumë kohë më parë, por nuk është bërë shkaku i mungesave të hartave zonale. Tani kjo pengesë është eliminuar.

“Kushdo që ka  ndonjë rekomandim, sugjerim apo propozim, rreth riparcializimit, të na i dërgoni deri nesër, kurse kur të vijojë puna me i nda parcelat, atëherë formojmë  një komision, i përcaktojmë kriteret dhe varësisht prej planit të biznesit, varësisht prej lartësisë së investimeve, numrit të punëtorëve, dhe çfarë i ofron ai biznes tregut prizrenas bëhet edhe shqyrtimi i aplikacioneve dhe ndarja e parcelave”, tha për RTK, Totaj.

Nevojat e funksionalizimit të zonës ekonomike në Prizren janë të mëdha. Afaristi Dashnor Krasniqi thotë se nuk ka kushte aktualisht që ta zgjerojë biznesin, ndonëse ka kërkesa të mëdha për produktet e tij.

“E kam punëtorinë  e kam dyqanin, por jam rrit pak e kam shtu teknologji, dhe nuk më mjafton ajo punëtoria ime që e kam në Prizren. Aty kam nja 150 metra katror, por jam i interesuar diçka më të madhe më bë”, theksoi ai.

Shoqatat dhe Oda e Ndërmarrësve të Prizrenit mendojnë se është koha e fundit që kjo zonë ekonomike t`u kthehet bizneseve.

“Me të vërtetë qyteti i Prizrenit ka ngecje në këtë aspekt, shpresojmë dhe besojmë se me anë të parcelizimit, do të jenë të fundit për bizneset, një pritje shumëvjeçare, që më në fund bizneset ta gëzojnë këtë hapësirë, që  më lehtë të funksionojnë, të punojnë për të rritur bizneset e tyre”, ka deklaruar Afrim Tejeci, kryetar i Odës së ndërmarrësve dhe zejtarëve të Prizrenit.

Varis Gjejlani, kryetar i shoqatës “Esnaf” ka theksuar se rreth 70 anëtarë të shoqatës që janë të interesuar për të  investuar në këtë zonë, shpresojmë që është mundësi e mirë dhe koha e fundit që të funksionalizohet.

Zgjidhja e problemit të pronësisë në 40 hektarët e parë të zonës së përcaktuar është prioritet për institucionet e Prizrenit, tha Shaqir Totaj.

Sipas tij, rreth 80 hektarë të kësaj hapësire deri në pranverë do të jetë gati për qindra biznese të interesuara, jo vetëm të Prizrenit, por edhe nga diaspora./rtk /

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri