18.8 C
Prizren
E enjte, 24 Tetor, 2024

Spanja, kampione e Evropës

Spanja është kampione e Euro 2024 pasi ka mposhtur në shifrat 2 me 1 Anglinë. Në këtë mënyrë, Spanja rrëmbyen për herë të katërt Kupën e Europës.

Finalja e sotme shënoi edhe epilogun e një muaji plot emocione dhe sfida, ku Spanja dhe Anglia u ndeshën në finale ku Furia e Kuqe shënoi emrin e tyre në librin e historisë së Europianëve.

Ndërkohë Anglia vijon të vuajë mallkimin e saj duke mos fituar asnjë trofe në një kompeticion të madh futbollistik që pas fitores së Kupës së Botës në vitin 1966.

Spanja shihej si favorite, pasi fitoi  6 nga 6 ndeshjet e luajtura dhe ishte në këtë finale me futbollin më të bukur dhe këtën e tregoi edhe mbrëmjen e sotme ndaj “Tre Luanëve”, kur gjetën golin e avantazhit me anë të Nico Williams në minutën e 47. Nga ana e saj, Anglia do të vuante nga sulmet spanjolle për minuta me radhë derisa Cole Palmer arriti të barazojë shifrat me anë të një gjuajtje që nga jashtë zonës dhe duke iu dhënë shpresë anglezëve.

Por përpjekja e anglezëve për ta dërguar lojën në shtesë nuk zgjati shumë pasi pak para përfundimit të ndeshjes, ishte Mikel Oyarzabal në minutën e 86.

Në këtë mënyrë, Spanja hipotekon trofeun e katërt të Kampionateve Europiane në historinë e saj.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

42 lidhje ilegale të ujësjellësit shkyçen në Prizren dhe Malishevë

KRU Hidroregjioni Jugor ka njoftuar se gjatë aksionit të fundit të Inspektoriatit të kompanisë janë shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit 42 lidhje ilegale nga...

A jetuan dinozaurët në malet e Sharrit?

Malet e Sharrit janë mbresëlënëse. Por, përveç bukurisë, ky masiv malor një nga më të mëdhenjtë në Kosovë, ruan brenda vetes një thesar. Në lartësi...

Lajmet e Fundit