Edhe për kundër që kanë mbetur me pak se një muaj e gjysmë fillimi i vitit të ri shkollor, prindërit dhe  drejtues të shkollave ende nuk kanë informacione se si do të bëhet furnizimi i nxënësve me tekste shkollore. Në lidhje më këtë çështje, nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) kanë bërë të ditur për Radio Kosovën se ende nuk ka vendim në lidhje me këtë çështje.

E, njohës të fushës së arsimit po vlerësojnë se përvoja nga viti i kaluar për subvencionimin e prindërve, nuk u tregua efikase. Xhavit Rexhaj, i tha Radio Kosovës së furnizimi i nxënëseve me tekste shkollore duhet të bëhet nga shtëpitë botuese. Ndërkaq, për sa i përket subvencionimit për mjete shkollore ai tha së është mire të vazhdohet vetëm për familjet në gjendje të rëndë ekonomike.

“Mendoj që është mirë të shfrytëzohet rrjeti që e kanë shtëpitë botuese dhe të vazhdohet më shpërndarjen e teksteve nga ana e shtëpive botuese. Ato e kanë rrjetin, e kanë kapacitetin dhe ato kapacitete janë ndërtuar me dhjetëra vite. Nuk është mirë tash  kapacitetet e shtëpive botuese të rrinë të pashfrytëzuara dhe të kalojmë në një mënyrë të shpërndarjes se teksteve që vitin e kaluar nuk doli efikase”, tha Rexha.

Rinor Qehaja nga instituti “EdGruard”, i tha Radio Kosovës se cilin do  variant që zgjedh MASHT-i, është i rëndësishëm që furnizimin të bëhet me kohë dhe se ministria nuk duhet të përsërisë gabimet e viteve të kaluara.

“Pa marrë parasysh modalitetit të shpërndarjes, tekstet shkollore duhet të jenë të qasshme për nxënësit para të hënës, me 2 shtator. Ka vite në të cilat ministria do duhej të merrte mësime të mira, do duhej të mësonte nga ato gabime e të mos përsëriten nga viti në vit dhe në dëm të drejtpërdrejtë te nxënësit”, tha Qehaja.

Kundër vendimit për subvencionimin e prindërve për tekstet shkollore vazhdon të jetë edhe Sindikata e Arsimit. Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, i tha Radio Kosovës se nxënësit kanë pasur mungesë të teksteve shkollore gjatë dy muajve të parë të vitit të kaluar shkollor.

“Furnizimi i nxënësve me tekste shkollore vitin e kaluar ka qenë një përvojë e keqe e të cilën e ka kundërshtuar arsyeshëm Sindikata e Arsimit, prindërit dhe të tjerët. Mungesa e teksteve është vërejtur gjatë gjithë shtatorit dhe muajit tetor”, deklaroi Jasharaj.

Shuma e shpenzuar e buxhetit për blerjen e teksteve dhe mjeteve mësimore gjatë vitit shkollor 22/23 ishte mbi 11 milionë euro.rtk

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri