“Nga janari qytetarët tonë po mund të udhëtojnë lirshëm në Zonën Shengen të Bashkimit Evropian, kjo pasi janë liberalizuar vizat. Shteti për të cilin jemi krenarë më në fund ka një pasaportë, më të cilën jemi gjithashtu krenarë si asnjëherë më parë, dhe e cila përherë e më shumë po fuqizohet e po njihet gjithandej”, u shpreh kryeministri.

Ai tutje ka thënë se bashkë me largimin e vizave, është bërë edhe regjimi i stikersave të targave të veturave të  Kosovës kur udhëtohet në drejtim të Serbisë.

“Me pasaportën e Kosovës dhe me targat RKS, secili tani udhëtojmë e vozisim në drejtim të Evropës e Bashkimit Evropian, por si qytetarë të një Republikë të pavarur dhe sovran”, ka thënë ai.

Kurti ka përmendur edhe nisjen e regjistrimit në energjisë elektrike në katër komunat veriore.

“Në këtë gjashtëmujor të parë filloi edhe regjistrimi i energjisë elektrike në katër komunat në veri të Kosovës, dhe inkasimi për konsum të energjisë. Në fushën e energjisë patëm hapa të rëndësishëm, sa janë edhe historike. Më në fund, e pas një kohe shumë të gjatë, me dekada e jo me vite e muaj, vrima prej të cilës rridhte pa ndërprerë e pa masë paraja e buxhetit tonë, po mbyllet njëherë e përgjithmonë”, u shpreh Kurti.

Ai përmendi investimin në fushën energjetike, duke veçuar marrëveshjen që bëri Kosovën vendi me kapacitetin më të madh të baterive në botë, një investim prej 236,7 milionë dollar energji.

Në rrafshin partiak, Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka 6,500 anëtarë, e që mbi 25% janë gratë dhe vajza. Ai ka bërë thirrje thirrje në struktura organizative të partisë për shtrirje dhe njohje të anëtarëve nëpër qytete të ndryshme. Ai ka thënë se mbi 25% të anëtarësisë janë gratë dhe vajzat.

Kryeministri Albin Kurti tha se fuqizimi i subjektivitetit të Kosovës është cak i programit qeveritar dhe punës së përditshme të tyre.

“Në Këshillin e Evropës kemi kaluar me sukses fazën e ambasadorëve të Këshillit të Evropës, komitetit për çështje politike dhe Asamblesë parlamentare, të cilat që të gjitha i kanë thënë po të zëshme e të fuqishme, bindës anëtarësimit të Kosovës në organizatën më të vjetër të kontinentit tonë. Vazhdojmë të besojmë që anëtarësimi jonë në Këshillin e Evropës është vlerë e shtuar për organizatën dhe mekanizëm i duhur për qytetarët tanë. Ndërkaq, në asamblenë parlamentare të NATOS-s, vendi ynë me shumicë dërmuese të votave të delegatëve të shteteve anëtare të NATO-s, mori statusin e anëtarit të asociuar. NATO-n e duam në Kosovë dhe Kosovën e duam në NATO”, ka theksuar ai.

Ndërkaq gjatë fjalimit të tij, Kurti s’ka lënë pa përmendur edhe sulmin ndaj kandidatit për presidencën amerikane, Donald Trump, duke e dënuar dhunën politike dhe duke i ngushëlluar familjarët e të vrarëve në Pensilvani.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri