Qeveria shpall 11 korrikun, Ditë Përkujtimi për Gjenocidin në Srebrenicë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mblodhi në mesditë vartësit e tij në mbledhjen e 212-të, për të shqyrtuar 16 pika të rendit të ditës.

Kurti mbledhjen e qeverisë e hapi duke folur për përurimin e sotëm të rinovimit të Klinikës së Urologjisë, dhe fushatës së korrje-shirjeve dhe disa aktivitete të tjera të ekzekutivit të ditëve që kemi lënë pas.

Para se të shqyrtohej Propozim-vendimi për shpalljen e 11 korrikut, ditë përkujtimore për gjenocidin në Srebrenicë, Kurti tha Kosova sot i bashkohet memorializimit e përkujtimit për gjenocidin në Srebrenicë.

“Kjo është dëshmi e dëshirës sonë për drejtësi dhe paqe, qe të mos harrohet ajo çfarë ka ndodhur dhe të mos përseritet në asnjë vend të botës”, tha Kurti.

Ministrat mbajtën një minutë heshtje në nderim të viktimave të Srebrenicës.

Në mbledhjen e sotme po shqyrtohen edhe 15 pika të tjera të rendit të ditës./rtk

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

EC Ma Ndryshe: Qendra Historike e Prizrenit kërkon mbikëqyrje më të fuqishme institucionale

EC Ma Ndryshe, në kuadër të monitorimit të çështjeve që lidhen me planifikimin urban, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe interesin publik, ka pranuar shqetësime...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit